Disa persona janë plagosur nga një i armatosur i cili ishte veshur si një doktor në një spital në New York dhe ka qëlluar pa mëshirë.
Personi i armatosur në Bronx Lebanon Hospital ishte veshur në të bardha si doktor kur qëlloi së paku 3 persona, raporton NBCNewYork.
Autori është një ish-punonjës i spitalit, sipas WCBS-TV. Ai thuhet se ndodhet i mbyllur brenda spitalit dhe ka një armë zjarri. Policia po zhvillon një aksion për neutralizimin e tij.
(M.D/Shuplaka)
https://www.facebook.com/ABCNews/videos/10155976239353812/