Aktori i humori ka zbuluar për herë t ëparë se karrierën e tij e ka nisur në “Portokalli”. Prej vitesh Visjan Ukcenajn e kemi parë në skenën e”Apartamentit 2xl”.
I ftuar në “Boom”, Ukcenaj rrëfeu se gjërat për të nuk shkuan mirë kur u fut në skenën e “Portokalli”.
“Unë kam qenë në Portokalli në 2007 dhe jam futur në skenë, ka qenë dhe Agroni, se kam thënë asnjëherë këtë në televizion po e them tani për herë të parë meqë jemi në BOOM.
Dhe dola, atëherë Agron Llakaj, e kishte bërë që aktorët të dilnin nga publiku, dhe unë punoja bashkë me një nga Elbasani, sa kisha mbaruar gjimnazin.
Punuam materialin një muaj e ca, prita unë të më vinte rradha dhe dola. Kush do bëjë një barcaletë, se kështu na fusnin atëherë, këta të dështuarit hajt ti testojmë po kërcitën mirë, po nuk kërcitën ec në shtëpi. Dal aty, kisha mësuar materialin, kisha punuar një muaj e gjysmë dhe më dukej sikur kisha ikur në Holliëood dhe po merrja Oskar.
Dal në skenë, e bëj numrin dhe kishte shumë reagime, atëherë ishte Portokallia tek ish-Ekspozita. Më pyet Goni mua, sapo kisha konkurruar dhe në Akademi, sepse nuk kam fituar një vit në Akademi. Më pyet Agroni çfarë bën ti? I thashë, kam konkurruar në Akademi dhe se kam fituar. Po pse, tha, kush janë këta plehrat që nuk ta dhanë? E tha në një mënyrë më të moderuar. Se ti e meriton. Po ja, i thashë, nuk ma dhanë. Çfarë t’i bëj. Më duartrokiti publiku dhe u ula.
Prit të dielën unë, kisha lajmëruar gjithë fisin, ku janë, ku nuk janë. Del Visjani, babi, del çuni në Portokalli. Prit të dielën (tregon krahun). Të dielën Altini e kishte prerë materialin dhe unë u shokova, u mërzita shumë. Shkoj të hënën që fillonin këta provat, shkoj atje dhe i them çfarë ka ndodhur? Ishte nervoz direkt dhe tha: Pse ti do të bësh propagandë për t’u futur në Akademi me Portokallinë?
Unë nuk bëra propagandë, i thashë, më pyetën çfarë ke bërë? I thashë kam konkurruar dhe nuk e kam fituar. Jo, tha, mbaro shkollën njëherë pastaj flasim. Kjo është dalja e parë në Portokalli, e hëngra një kështu dhe më ka bërë mirë. Më mirë avash avash gjërat, e mira do vijë.”
(F.M/Faxweb)