“The Washington Free Bacon” i ka kushtuar një artikull të gjatë financimeve rekord të kryera gjatë 2018-s nga fondacioni për Shoqëri të Hapur, ku theksohet se miliona dollarë më tepër janë lëvruar gjatë këtij viti, krahasuar me vitet e shkuara.
Qendra për një Shoqëri të Hapur, me bazë në Washington, një shoqëri jofitimprurëse që merret me përpjekjet vendore dhe ndërkombëtare të avokimit që është një entitet i ndarë nga Fondacionet e Shoqërisë Hapur SOROS, njoftoi shpenzimet 10, 37 milion $ në mes të 1 prillit dhe 30 qershorit, me një rritje prej afro 8 milionë dollarësh krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti kur Qendra raportoi shpenzim 2.52 milion dollarë për përpjekjet e saj të lobimit, shkruan media amerikane.
“Rritja e aktiviteteve të saj lobuese mund t’i atribuohet emërimit të ambasadorit Donald Lu si ambasador i SHBA-ve në Kirgistan, pas një madati shumë të diskutuar në Shqipëri si dhe përfoljes se Washingtoni do ti ndërpriste karrierën dimplomatike ambasadorit amerikan pas përfundimit të detyrës së tij në vendin tonë.
Gjithashtu kjo shoqëri ka shpenzuar shuma marramendëse dhe për emërimin e David B. Cornstein si ambasador i SHBA-ve në Hungari, vendlindja e George Soros.
Kjo qendër është përqendruar së tepërmi dhe në Hungari pas goditjeve të njëpasnjëshme që qeveria hungareze bëri ndaj shoqatave dhe fondacionit të George Soros.
Parlamenti i Hungarisë miratoi një ligj që në shënjestër kishte OJF-të e huaja duke thënë se ata mund të “kërcënojnë interesat politike dhe ekonomike të vendit dhe të ndërhyjnë me funksionimin e institucioneve të saj.” Ndërsa projektligji nuk e përmendi Sorosin drejtpërdrejt me emër, shumë politikanë hungarezë u shprehën se qëllimi final ishte goditja e organizatave të lidhura me Sorosin.
Pas presionit të shtuar, organizatat e Soros thanë në maj se ishte e pamundur që Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të vepronin në Hungari dhe njoftuan se do të largoheshin. Grupi tha se operacionet e tyre do të zhvendoseshin në Berlin.
Gjithashtu krahu i lobimit të Soros shpenzoi 16.2 milionë dollarë më shumë gjatë vitit të parë të Trump-it në detyrë sesa kishte shpenzuar një vit më parë.
Soros ka shpenzuar 12.89 milion dollarë gjatë gjysmës së parë të vitit 2018, i cili përfundimisht mund të mbyllet si një vit rekord për aktivitetet lobuese të financuesve”, raporton “The Washington Free Bacon”.