21:08 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vitet ’70, Leka I krijonte Ushtrinë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike (BAZA në AFRIKËN E JUGUT)

07:41 | 29/03/2017
në Aktualitet, Kulturë, Te Gjitha
0
Vitet ’70, Leka I krijonte Ushtrinë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike (BAZA në AFRIKËN E JUGUT)

Ishin të shumtë të rinjtë shqiptarë që në jetonin dhe punonin, apo dhe që kishin lindur jashtë trojeve shqiptare, që në vitit ’70-të u angazhuan në strukturat e Ushtrisë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike.

Kjo ushtri e cila si vend të krijimit të saj kishte Afrikën e Jugut, ishte një strukturë paraushtarake profesioniste e krijuar dhe financuar nga Mbreti Leka Zogu I.

Kjo strukturë ushtarake shqiptare në egzil, nisi formimin e saj dhe përgatitjen gjatë viteve ’70-të dhe numëronte dhjetëra rekrut të cilët u stërvitën nga oficerë profesionistë.

Kauza e kësaj ushtrie ishte krejtësisht patriotike dhe kishte për qëllim një Shqipëri të lire dhe etnike, demokratike dhe të bashkuar.

Ushtria Kombëtare e Shqipërisë Etnike kishte edhe struktura të sajat edhe në Spanjë, Gabon, Rodezi (sot Zimbabve), Afrikë të Jugut dhe shumë vende të tjera.

“Si përfaqësuesi eminent i Kauzës së Rilindjes Kombëtare dhe pinjoll i gjyshërve të tij Xhemal dhe Xhelal Pasha, (që ishin ndër më të shquarit pashallarë që ideuan dhe jetësuan Kuvendin dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit), ishte njëkohësisht edhe figura qëndrore dhe drejtuese e Ushtrisë Kombëtare dhe e Këshillit Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike”, shkruhet në faqen zyrtare të Familjes Mbretërore Shqiptare.

Aty më tej thuhet se në fillim të viteve ‘70, kur Këshilli Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike – Lëvizja Çlirimtare në Shqipëri, që përfaqësohet nga Leka I, Mbreti i Shqiptarëve – filloi të krijojë një rreth informativ në zonat shqiptare në ish-Jugosllavi (përkatësisht në Kosovë) si një urë për të penetruar në Shqipërinë politike, d.m.th. në Shqipërinë me kufijtë e sotshëm.

“Veprimtaria e Këshillit Ushtarak i dha rast popullit të Kosovës që të shprehë ndjenjat e veta nacionaliste, me anë të një veprimtarie ndërtuese duke luftuar regjimin e tanishëm të Tiranës.

Ata ishin plotësisht të vetëdijshëm se duke çliruar Shqipërinë, mundësitë për ribashkim me atdheun do të shtoheshin në mënyrë të dukshme dhe ribashkimi do të arrihej”,- shkruhet më pas në faqen e Familjes Mbretërore Shqiptare./Mapo.al/

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1442″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: afrike e jugutleka i pareUshtria
Pas

Muaji Shkurt me numër të lartë fluturimesh, por transporti i mallrave shënon rënie të ndjeshme

Para

Miqësorja e humbur me Bosnjen jehonë te mediat italiane: De Biazin e mundi Seria A e tij

Para
Miqësorja e humbur me Bosnjen jehonë te mediat italiane: De Biazin e mundi Seria A e tij

Miqësorja e humbur me Bosnjen jehonë te mediat italiane: De Biazin e mundi Seria A e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.