Rregjisorja Vera Grabocka dhe aktori Timo Flloko, janë një ndër çiftet më të famshëm dhe më të dashur për publikun shqiptar.
Pavarësisht se vitet kalojnë, ata të dy vazhdojnë të duken më të dashuruar se kurrë më parë.
Gjatë ditës së sotme, Vera ka publikuar një video-gif me partnerin e saj nga “Soho West Hollywood”, që është një nga Club-et më të veçantë në kufi të Beverly Hills, në Los Angeles.
Në video Vera dhe Timo, shfaqen të hareshëm dhe rinor ndërsa bëjnë edhe disa gjeste për të qeshur. Shumë të mrekullueshëm si gjithmonë. (D.D/Shuplaka)