Shërbeu nderimi i aktorit Luftar Paja me titullin ‘’Simoli i Qytetit’’, nga kryebashkiaku i Tiranës Veliaj, për të bërë bashkë disa prej aktorëve më të mëdhenj të viteve të shkuara. Aktor me të cilët shumica e shqiptarëve janë rritur, me rolet, humorin dhe praninë e tyre ekraneve.
Kanë arritur të depërtojnë në shtëpitë e të gjithëve, edhe pse i përkasin brezit të një regjimi të cunguar.
Reshat Arbana, Mehdi Malka, Tinka Kurti kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni, ku vitet duket t’iu kenë shtuar rrudhat, po kurrsesi t’iu zbehin shkëlqimin.
Discussion about this post