Ky vit padyshim mund të quhet si viti i këngëtareve shqiptare. Era Istrefi do të performojë në ceremoninë hapëse të botërorit në Rusi, ndërsa nesër Dua Lipa do të zbresë në Kiev për të kënduar në natën e magjishme të finales së Champions League mes Realit të Madridit dhe Liverpool.
Por sukseset e Duas nuk mbarojnë këtu. pasi ajo do të performojë edhe në një tjetër event sportiv botëror, në koncertin e Formula 1 ku do të jenë edhe Martin Garrix, Liam Gallagher, The Killers dhe Jay Chou, para një publiku prej më shumë se 70 mijë personash.
Çmimi i Singaporit do zhvillohet me datë 16 shtator. (B.H/Faxweb)