04:49 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Viti i paharrueshëm i Elia Zaharias, ndjesitë e princeshës së kurorëzuar

08:03 | 31/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Viti i paharrueshëm i Elia Zaharias, ndjesitë e princeshës së kurorëzuar

Elia Zaharia është princesha e kurorëzuar e këtij viti. Në një dasëm madhështore të mbajtur në Pallatin e Kongreseve ajo kurorëzoi në tetorin e këtij viti me princin Leka një dashuri disa vjeçare. Më tëj ajo për tre netë do të prezantonte festivalin Kënga Magjike së bashku me Ardit Gjebrenë. Këto e të tjera zhvillime pozitive të këtij viti e kanë bërë Elian ta quajë këtë vit të paharrueshëm. E në mbyllje të këtij viti Elia padyshim që ka disa fjalë për të thënë.

”Filloi me një dashuri të madhe profesionale në shfaqen “Tri Motrat”, ku roli i Irinës më dha një tjetër dimension si aktore. Më pas udhëtova drejt qytetit të zemrës, Parisit tim të shtrenjtë. U cmalla disi me miqtë e mi, me rrugët e atij qyteti, urat e mrekullueshme, muzetë dhe ajrin e tij…Në kthim filluan menjëherë përgatitjet për ditën më të rëndësishme, kurorëzimin e dashurisë sonë. Të gjithë ato muaj intensiv, të ngarkuar me përgjegjësi, emocion, ide, krijim, takime dhe raporte njerëzore nga më të vecantët, do të mbeten një rrugëtim i paharruar! Dhe dita më e vecantë për ne erdhi me diell, me miq të shumtë, me shije tradite dhe kulture shqiptare, erdhi ashtu sic e kishim ëndërruar…Më pas, si një surprizë e bukur, erdhi xhirimi i filmit “Yjet e së ardhmes”. Mezi pres ta shoh në kinematë e qytetit.

Dhe një tjetër dhuratë e dashur ishte “Kënga Magjike”! Tre net të mbushura me emocion, nostalgji për skenën e madhe dhe muzikën…

Ky vit që po lëmë pas do të mbetet Viti i Paharruar! Dua të falenderoj të gjithë ata që më dhanë dorën dhe u bënë bashkudhëtarë, të gjithë ata që më dhanë besim dhe më bënë pjesë të rrugëtimit të tyre! Një përqafim i ngrohtë për familjen time, që është dhurata më e cmuar, më e dashur, më e vërteta në jetë! Për të gjitha këto, i përulem në falenderim Zotit! Ai është dashuria që mbajmë në zemër!”, ka shkruar Elia. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: dasma mbreteroreelia zaharia
Pas

Frika nga terrorizmi, Berlini ‘’blindohet’’ me beton, SHBA mbron grataçelat me thasë me rërë

Para

Futbollisti lufton për jetën në fushë, ndihma e parë i vjen nga kundërshtari (VIDEO)

Para
Futbollisti lufton për jetën në fushë, ndihma e parë i vjen nga kundërshtari (VIDEO)

Futbollisti lufton për jetën në fushë, ndihma e parë i vjen nga kundërshtari (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.