Vetëm mëngjesin e sotëm policia turke ka arrestuar 30 persona të dyshuar për lidhje me ISIS. Arrestimet janë bërë në provincën Adana në njug të vendit, ndërsa përleshjet mes ushtarëve turq dhe grupeve xhihadiste janë intesifikuar në veri të Sirisë.
Në një operacion të gjerë me mbështetje dhe nga ajri policia kundër terrorizmit kreu disa kontrollë në rreth 40 banesa në këtë territor. Prej gushtit Turqia është mjaft e përfshirë edhe në luftën në Siri kundër Shtetit Islamik.
Ndërkohë që kjo vjen në një ditë festive siç është kjo e sotmja e ndërrimit të viteve, kur ISIS ka paralajmëruar se do të ndërmarrë sulme në Europë dhe se festat do të përgjaken. (E.K/SHUPLAKA)