Në prag të vitit të ri shkollor, kryeministri Rama njofton se mbi 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm janë pajisur me tekstet shkollore falas për vitin 2024-2025. Nga ky program përfitojnë të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, si dhe mbi 12 mijë nxënës nga 16 kategori të grupeve më në nevojë në gjimnaze.
Pajisja e nxënësve me libra falas realizohet përmes financimit nga buxheti i shtetit me një fond prej 9 milion euro. Programi i librave falas synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra familje shqiptare në prag të vitit të ri shkollor.
Paralelisht, qeveria shqiptare ka investuar për një sërë përmirësimesh infrastrukturore, në infrastrukturën laboratorike e veçanërisht atë digjitale, me laboratorë SMART.
Ndërkohë që përmirësimi i infrastrukturës sportive në shkolla, ngritja e palestrave dhe terreneve sportive ka nxitur pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitetet sportive.