Viti 2018 është proklamuar si “Viti i Skënderbeut”, pasi shënon plot 550 vite nga lidnja e heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Në kuadër të këtij viti, janë organizuar evente të ndryshme kulturore jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.
Komuna e Prizrenit, me rasin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, kanë organizuar aktivitete të ndryshme, përfshirë këtu edhe një bashkëpunim me shoqatën “Jetimët e Ballkanit”, për dorëzimin e çelësave të 28 shtëpive për familjet në nevojë. Në këtë nismë Komuna ka kontribuar në ndërtimin e 20 shtëpive.
“Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Komuna e Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme festive.
Aktiviteti kryesor mbetet ai në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për dorëzimin e çelësave të 28 shtëpive për familjet me nevojë, për të cilën Komuna ka kontribuuar me ndërtimin e 20 shtëpive.
Gjatë ditës do të ketë shfaqje të filmave për fëmijë, ekspozitë dhe mbërmje koncertale, derisa krejt në fund festa do të mbarojë me koncerin nga Dren Abazi & Zig Zag Orchestra në Kino Lumbardhi.”, – shkruhet në një njoftim të Komunsë së Prizrenit.
Por ajo që bie në sy është se në Tiranë, qytetarët po nxirren në rrugë në “Vitin e Skënderbeut”, ndërsa në Kosovë po punohet për strehimin e familjeve në nevojë.
Një popull, dy shtetet por iniciativa krejtësisht të kundërta. Këtu qindra familje do të mbesin pa strehë nga projekti i Unazës së Madhe, ndërsa në Kosovë po punohet për nder të festës së Flamurit të strehohen familjet në nevojë.
(B.B/ Faxweb.al)