Në Shqipëri është njohur si miku i kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që disa ditë më parë deklarata e tij se Bylysi është qytet i lashtë grek hapi polemika të mëdha në opinionin publik.
Vittorio Sgarbi është nxjerrë zvarrë nga Parlamenti italian ndërsa shkak është bërë fjalori që ka përdorur.
Mediat vendase shkruajnë se Sgarbi përdori një fjalor fyes në drejtim të kolegëve, çka bëri që drejtuesja e seancës të kërkonte largimin e tij nga salla.
Ai nuk pranoi dhe kështu ndërhynë forcat e sigurisë duke e larguar me forcë e teksa tërhiqej zvarrë, mbante në duar disa letra dhe ulërinte.(F.GJ/FAXWEB.AL)