Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se kritiku i njohur Italian i artit dhe i medias Vittorio Sgarbi kishte mbërritur në Shqipëri.
Ai ishte ndalur në një vizitë të shkurtër në muzeun Gjergj Kastriot Skënderbeu, teksa ishte shprehur mjaft pozitiv në vlerësimin e tij. E rrallë kjo për shijet e Sgarbit.
Po nuk është ndalur me aq. Ai ka pasur një vizitë surprizë dhe në shtëpinë e profesorit Përparim Kabvo. Vetë Kabo shprehet mjaft i surprizuar nga kjo vizitë, teksa volerëson lartë figurën e Sgarbit.
“Vittorio Sgarbi një emër i madh i kritikës së artit, gazetarisë, politkës dhe medias…njohur me të prej vitesh përmes Rai-t….por se kisha menduar se një ditë ky personalitet në një vizitë të shkurtër në Shqipëri do të më takonte e për më tepër do të më vinte në shtëpi…Një bekim ky apo diçka më shumë. Zoti Sgarbi, njeri i thjeshtë me një sens të hollë humori…
Biseda nisi për muzeumet në Shqipëri, dhe vijoi për historinë e vjetër dhe atë të renë dhe se ku po shkon Shqipëria. Çfarë po ndodh me BE-n dhe si duket ajo që quhet bota globale…Disa nga pyetjet nuk marrin përgjigje sepse realisht nuk ka përgjigje definitive për to…Rreth 1 orë e 30’ minuta me të…dhe gjithçka u dukë si pesë minuta…Të presim në Itali më tha…Faleminderit Vittorio…Një vit i begatë ky 2017 për mua… Pkabo 28.12.2017”, shkruan Kabo.
(E.K/FAXWEB)