13:32 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Viza e Vangjush Dakos, reagon për ‘Fax News’ Ambasada e SHBA

17:38 | 06/11/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Viza e Vangjush Dakos, reagon për ‘Fax News’ Ambasada e SHBA

Ambasada Amerikane ka reagur për herë të parë pas publikimit në mediat të informacionit se kryebashkiakut të durrësit Vangjush Dako dhe familjes së tij i është mohuar viza për të udhëtar drejt Shteteve të Bashkuara.

Të kontaktuar nga FAX News, burime pranë ambasadës amerikane u shprehën si më poshtë:

“Meqenëse të dhënat për vizën, sipas ligjit të SHBA-së, janë konfidenciale, nuk mund të komentojmë për raste individuale”. Në këtë mënyrë, burimet pranë ambasadës amerikanë në Tiranë, nuk e kanë mohuar informacionin që ka qarkulluar në media.

Përgjigja e ambasadës amerikane për Fax News, është e njëjtë me atë që u përdor edhe në 29 Janarë, kur një seri prokurorësh dhe gjykatësish iu refuzua viza. Portali Lapsi.al raportoi një ditë më parë se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në ambasadë në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu në deklaratat e tij të forta për familjet dhe klanet mafioze. Burimi diplomatik nuk bëri me dije arsyen e heqjes së vizës për kryebashkiakun e rëndësishëm të PS të cilin nuk e përmendi me emër.

Por një sërë shkrimesh në media dhe një editorial i fortë i Blendi Fevziut ka raportuar se kreu i një qyteti të madh të fituar nga socialistët ka rënë pre e përgjimeve të një shërbimi të huaj sekret për lidhje me krimin e organizuar. Herën e fundit që emri i Vangjush Dakos është përmendur në këtë drejtim ishte një investigim i BIRN që nxori se firma e nr 1 të bashkisë Durrës ishte përdorur për lirimin më të shpejtë nga burgu të Lulzim Berishës. Kjo është një masë që selia e rrugës së Elbasanit e ka marrë shpesh kohët e fundit për të treguar me gisht gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që kanë lidhje me krimin. (B.H/Shuplaka)

Etiketa: Vangjush dako-Ambasada amerikane-SHBA
Pas

“Formula” e vaktit të shëndetshëm, para apo pas palestrës?

Para

20 vjetori i Qendrës së të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Meta takim me aktivistë e shoqërisë civile

Para
20 vjetori i Qendrës së të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Meta takim me aktivistë e shoqërisë civile

20 vjetori i Qendrës së të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Meta takim me aktivistë e shoqërisë civile

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikt në Patos/ U godit me grushte nga babë e bir, 60-vjeçari plagos me kaçavidë 35-vjeçarin

Kandidatët e PD akuzojnë se u janë devijuar votat, Berisha: PD mbështet këdo që kërkon transparencë, jemi në krah të tyre

Ngërçi politik në Kosovë, kreu i LDK-së shpalos agjendën me 15 pika për një qeveri uniteti! Abdixhiku: ‘Kontratë’ për ta nxjerrë vendin nga kriza

Dosja “Partizani” më 30 qershor në GJKKO, Berisha: Nuk kemi ende në dorë vendimin për kalimin e çështjes në gjykim

Murtaja/ Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në vend! 716 bagëti të prekura, 25 të ngordhura. Ndalohet tregtimi në tregjet e kafshëve të gjalla

Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e ‘Golden’

Balluku: Doganat shqiptare, pjesë kyçe e rrugës drejt Unionit Evropian

E moshuara nga Kosova po rrezikonte mbytjen

Indi, avioni me 242 persona në bord rrëzohet gjatë ngritjes, përplaset me godinat e banuara

I dënuar në Itali për krime seksuale/ Pranga 50-vjeçarit në Elbasan, pritet ekstradimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.