I ftuar në studion e Fax News pasditen e sotme ka qenë një ndër deputetët e rinj të opozitës Erion Piciri, i cili ka folur për arsyet e pranimit të mandatit të deputetit dhe situatën në të cilën ndodhet vendi me “luftën” politike pozitë-opozitë, çështjen e kriminalitetit dhe problemet me Holandën për çështjen e vizave.
Në lidhje me arsyet të cilat e shtynë atë të pranonte mandatin si një ndër deputetët e rinj të opozitës, Piciri është shprehur se janë pikërisht problemet vendore me çështjen e lirisë, korrupsioni dhe largimi i qytetarëve arsyet pse e kreu një veprim të tillë, duke shtuar se marrja e mandati të cili ai ka pranuar është një mandat komunikimi më shumë se një mandat deputeti.
“ Ka ardhur një moment i së vërtetës në ndryshimin të madh në historinë tonë kombëtare.Në hierarkinë globale Shqipëria ndodhet diku midis vendeve të Afrikës dhe të Amerikës Latine dhe për çdo qytetar shqiptar kjo është e papranueshme. Nëqoftëse e shikon hierarkinë ne prej 20 vjetësh jemi kombi më i korruptuar i Evropës.
Raportet e Freedom House tregojnë se ne jemi vend pjesërisht i lirë prej 15-20 vjetësh dhe nuk është ndryshuar asgjë nga parametrat tona të lirisë individuale të medias, të shoqërisë civile duke mos na cuar aty ku ne dëshirojmë, drejt Perëndimit.
Kemi hyrë në të ashtuquajturën krizë më të thellë të shoqërisë, krizë zhvillimi. Po na ikin shqiptarët më të zotë dhe kjo është një ndër dramat më të m,ëdha të një kombi. Po na ikën rinia, më të zotët e tyre, specialistët më të mirë dhe kjo është një dramë e madhe.
Ne intelektualët nuk mund të rrimë duarkryq dhe ky është motivi i vetëm dhe kryesor pse e pranova për të hyrë në Parlamentin shqiptar. Këtu nuk bëhet fjalë për një mandat deputeti të cilin e refuzojë me gjithë qenien time, por bëhet fjalë për një mandat komunikimi.
Gjithësecili prej nesh përmes fjalës, përmes logjikës e përmes frymëzimit mund ta pjekim ndryshimin. Do të japim konceptin e asaj se çfarë duhet të ndryshojë Shqipëria moderrnë, e djathta moderne. Nuk ka ndodhur nonjëherë në historinë e Shqipërisë që dikush që ka marrë pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara të fusi në parlament 25% të parlamentit me rekorde kriminale. Përmes një debati të lirë ne kemi mundësi të japim profilin e Shqipërisë së ëndërruar, e Shqipërisë së dëshiruar.
Parlamenti ka vizibilitetin më të lartë në të gjithë Evropën. Aty unë nuk ju flas karaktereve të inkriminuara, ata që kanë ndërtuar regjime sepse ata janë karaktere të deformuara, të djegura, unë aty zgjedh t’i qytetarëve shqiptarë anë e mbanë vendit që të kuptojnë se çdo të thotë ndryshimi.”
Në lidhje me komentin e tij ku falenderonte opozitën për djegien e mandateve Piciri shprehet: “Duhet sqaruar një gjë e tillë sepse në vendin tonë kanë mbirë llojë e sojë portalesh. Unë në 6 korrik të 2018 kam bërë shkrimin e parë në facebook dhe e kam hedhur në lidhje me këtë çështje. Unë jam tërësisht kundra djegies së mandateve. Nga ta marri vesh njeriu… rruga është për tu ulëritur por parlamenti është për të folur” .
Sipas tij “njerzit e mbaruar bënë mirë që dolën nga parlamenti”. Ai shprehet se opozita ishte e mbaruar ku sipas tij ajo “ndahet në disa nivele, në njerëz të korruptuar nga qeverisjet e mëparëshme, në njerëz të përulur edhe indiferent. Nuk mund të ndodhi nonjëherë që një grup parlamentar t’I djegi mandatet e tyre pa një votim të popullit opozitar.
65% e votuesve të opozitës shqiptare janë kundër djegies së mandateve.Nuk ka sens për partnerët tonë kombëtar dhe opinioni publik që në një moment të caktuar t’I të lajthisësh dhe të dalësh nga sistemi. Është shumë e rëndësishme, politika është ndryshim kërkon durim duhet ta pjekësh ndryshimin.”
Piciri pavarësish mërrjes së mandatit shprehet dakord me protestimin e popullit duke thënë se është një prej tyre mirëpo nevoiten ide përse duhet protestuar. Ai thotë se u pjesë e këtij sistemi sepse duhet bërë ndryshimi dhe sipas tij “nuk bëhesh asnjëherë pjesë e ndryshimit të një vendi, nëse nuk bëhesh pjesë e asaj lojës siç është e tillë, por jo i korruptuar dhe i pandershëm.”
Në lidhje me një krijimin e një qeverie tranzitore, Piciri shprehet se: “Qeverija tranzitore nuk mund të ndodhi në presionin e një opozite, sepse e çon vendin në një luftë civile.
Sepse në qoftë se një minorancë, sikurse konsiderohej në 2017 e forcon këtë përmes rrugës atëherë ne hyjmë në spiralet më të rrezikshme të historisë tonë, që përmes rrugës një minoritet politik i imponohet mazhoritetit politik.”
I pyetur nëse prania e deputetëve të rinj në Parlament mund ta shmang këtë spirale për të cilën Piciri flet, ky i fundit shprehet se: “ Në qoftë se deputetët e rinjë janë njerëz me vizion, me vertikalitet, dhe orator që ta frymëzojnë atëhrë po… dhe deputetët e rinj nuk është se më frymëzojnë.
Piciri shprehet se ka hyrë në atë podium si qytetar dhe do të flas si i tillë dhe se mandati i tij është një mandat komunikimi, pa asnjë lidhje me deputetët e shkuar të opozitës dhe ata të rinjtë. Ai shprehet se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, por sikurse thotë ai, do të jetë pjesë e një koncepti dhe një ideje për ndryshimin e Shqipërisë.
Në lidhje me protestat e opozitës ai thotë se këto janë protesta popullore dhe jo masive qytetare dhe se janë të organizuara me një frymë të cilat përfundojnë në mënyrë të dhunshme. Ai shprehet se “protesta model në Shqipëri ka qenë ajo e armëve kimike. ”Ndërsa edhe protesta e studentëve deri diku ka qenë e tillë mirëpo u thye sepse u gënyen me ca kokrra. Studentë në të gjithë botën janë idealistë, ndryshojnë sisteme dhe qeveri, nuk mund të dalin për disa lëmoshra rritje dhe ulje tarifash.”
Në lidhje me regjimin e vizave dhe deklarimin e kryeministrit se kjo është një çështje e brendshme e Hollandës, Piciri shprehet se : “ Ka shumë të dhëna se ky është një problem shqiptar dhe se kjo është një mosnjohje e përgjegjësive duke jua hedhur fajin të tjerëve. Një element i pakonceptueshëm i kryeministrit të një vendi dhe një mazhornce është çështja e seriozitetit. Parlamenti nuk mund të kthehet në komedi. Nuk mund të kemi lider në krye të vendit një karagjoz kronik.”