Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në një takim, Komisionerin e BE për Emigracionin, Dimitris Avramopulos, me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë të përbashkët.
Avramopulos ka dhënë dritën jeshile për shtetin e Kosovës, për çështjen e liberalizimit të vizave. Ai ka theksuar se Kosova i plotëson kriteret, duke vënë në dukje progesin e bërë.
“Kosova është shumë pranë liberalizimit të vizave. Ka bërë mjaft progress, Kosova i përmbushi kriteret për liberalizimin e vizave. Liberalizmi i vizave do të bëhet sipas meritës, nuk jepet dhuratë. Liberalizimi varet nga PE dhe KE. PE të liberalizojë vizat për Kosovën”, është shprehur ai.
Ndërkohë presidenti i i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka ngurruar ta falenderojë Avramopulos, duke u shprehur se liberalizmi i vizave do t’i lehtësojë jëtën qytetarëve të Kosovës.
“Liberalizimi i vizave do t’i lehtësojë jetën qytetarëve. Të bashkuar do të arrijmë objektiva të rëndësishme. Shumë shpejt do ta mbyllim këtë proces”, është shprehur ai.