Me ardhjen në pushtet të Donald Trump SHBA ka njohur shumë ndryshime përsa i përket qëndrimit të saj ndaj emigrantëve. Masat kanë që në më të larta kjo edhe për shkak se shumë prej vendeve janë konsideruar si burime të rrezikshme për sigurinë e SHBA-ve.
Tashmë për një vizë drejt SHBA do të kontrollohen edhe rrjetet sociale. Urdhrat diplomatik që janë dërguar javën e fundit nga sekretari i shtetit Rex Tillerson për të gjitha ambasadat amerikane i jepen instruksione konsullatave që të rrisin kontrollet e tyre.
Në radhë të parë kërkohet ‘verifikim ekstrem’, një gjë që Trump e kishte kërkuar gjatë fushatës presidenciale. Rregullat shtesë do të kërkojnë nga aplikantët për të kaluarën e tyre, do t’i bëhet një kontroll në historinë e tyre të rrjeteve sociale si dhe të shikohet nëse ata kanë kaluar ndonjëherë në ndonjë territor që kontrollohet nga Shteti Islamik.
Rregullat e reja nuk do të aplikohen vetëm për 38 vende ku përfshihen shumica e vendeve evropiane dhe aleatëve si Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja e Jugut, qytetarët e të cilëve mund të marrin viza me procedurë të shpejt nëpër mes programit për heqjen e vizave. Asnjë vend nga Lindja e Mesme apo Afrika s’do të jenë pjesë e këtij programi.
Më 2016, SHBA kishte lëshuar më shumë se 10 milion viza për vizitorët e huaj, por për vitin 2017 administrata e Trump do ta bëj edhe më vështirë hyrjen e miliona vizitorëve në Amerikë pasi që do të kërkojë nga ta kontrolle të reja sigurie për të dhënë viza turistike, biznesi apo për vizita të të afërmve. (E.K/SHUPLAKA)