Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin “Të pathënat” nga Arbi Fortuzi ka folur për krizën brenda selisë blu.
Sipas Kadillit, vizita e ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e djeshme në selinë e PD ishte e miorëorganizuar me mbështetësit e tij. Kadilli bën thirrje që një kryetar që humb zgjedhjet duhet të largohet.
“Më vjen keq për zhvillimet që ndodhën në PD, nuk duket por janë dramatike. Kanë qenë të tilla që në momentin kur më 25 prill humbën zgjedhjet dhe kryetari i PD nuk dha dorëheqjen dhe këmbënguli për ta mbajtur karrigen ne jemi sot në krizë. Në momenti kur projekti i Bashës dështoi do ishte dashur që gjithë partia duhet të reagonte. Këtij vetëmashtrimi i shërbyen të gjithë demokratët, kur unë shpalla kandidaturën, e shpalla për të provokuar në radhë të parë reflektimin dhe për t’i dhënë zë edhe të tjerëve. Përballë një kryetari në deytyrë është e vështirë për fituar zgjedhjet, është Berisha njeriu më me pushtet në politikën shqiptare dhe mezi po përballet me kryetarin në detyrë jo më unë që guxova të sfidoja.
Pra jemi realistë duke lënë një gjurmë, nevoja për ringritjen e PD, edhe pse humba punova për këtë parti. Në PD ishin të shurdhët, ishin memecë politikë përfshirë edhe Sali Berishën dhe sot që unë i shikoj duke vajtur pas foltores. Kryesia e partisë ajo që ishte kur unë propozova kufizimin e mandatit ata mu hodhën në fyt, 3-4 prej tyre janë në foltore. Shumë njerëz në atë parti janë më të shtrenjtë se parimet, po iu prek Berisha ata hidhen i dalinë krah.
Ne sot kemi hedhur një hap të rëndësishëm duke kërkuar që Basha të ikë, duhet të kemi konceptin kryesor që një kryetar që ka humbur zgjedhjet nuk mund të rrijë në krye të partisë. Partinë ne e kemi kthyer prapsh 2013, Hyrja e djeshme ishte triumfaliste, tipike e Sali Berishës që ka karakterin e revolucionarit duke i mohuar ekzistencën institucioneve as komunikon as negocion, është një demonstrim i forcës time. Nuk jam i bindur që njerëzit u ndodhën rastësisht aty, nuk janë njerëz që rrinë në kafja e PD-së por që vijnë dhe shoqërojnë duke hyrë nga krahu tjetër i ndërtesës. Ndërsa ai tjetri kishte ndryshuar ca brava dyersh dhe kishte marrë edhe ai njerëzit e tij. Të dy kanë arritur në një nivel tjetër. 21 janari është fatkeqësi e madhe për ata që vdiqën, një mos administrim sic duhet e protestuesve politik me shtetin këtë e kemi pranuar. Kurse sot ish-ministri i Brendshëm akuzon ish-kryeministrin si përgjegjës dhe vetë ikën mënjanë. Janë akuza që ne na ulin moralin”, tha Kadilli.