05:05 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vizita e Erdogan, anulohet seanca plenare/ Opozita paralajmëroi vijimin e aksionit dhe pjesëmarrjen në Kuvend

08:01 | 10/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vizita e Erdogan, anulohet seanca plenare/ Opozita paralajmëroi vijimin e aksionit dhe pjesëmarrjen në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi dje anulimin e seancës parlamentare të parashikuar për të enjten në ora 10:00. Shkak për këtë vendim është vizita në Shqipëri e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti Erdogan vjen sot në Tiranë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit, si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Madhe të Tiranës, ose siç njihet te besimtarët myslimanë, Xhamia e Namazgjasë.

Sipas vendimit të Kuvendit, seanca plenare e parashikuar për datën 10 tetor 2024, do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit.

Urdhri Spiropali

Për zbatimin e vendimit të firmosur nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ngarkohen shërbimet e Kuvendit për njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik.

Nga ana tjetër, opozita paralajmëroi vijimin e aksionit të saj, teksa 24 deputetë janë përjashtuar nga seancat. Në seancën e fundit, deputetët demokratë nuk u lejuan të hyjnë dhe në shenjë revolte ata dogjën manekinë para Kuvendit.

Pavarësisht vendimit të Sekretariatit të Etikës, i gjithë grupi parlamentar i PD-së vendosi dje që të ishte sot në seancë plenare me synimin për të bllokuar punimet e Kuvendit.

Kreu i tyre, Gazmend Bardhi, u shpreh se është antiligjore që deputetët të mos lejohen në vendin e tyre të punës. Ai përjashtoi ashtu si kolegët e tij, mundësinë për bojkot parlamentar, duke theksuar se aksioni opozitar do të vijojë. Sipas tij, deputetët demokratë edhe pse të përjashtuar, do të tentojnë të futen në seancën parlamentare.

“Na ka shpallur luftë, do t’i përgjigjemi në mënyrë proporcionale luftës që u ka shpallur deputetëve të opozitës”, – u shpreh Bardhi.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë sot Tiranën, ku është planifikuar të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se xhamia e Namazgjasë dhe Kuvendi i Shqipërisë ndodhen në një distancë shumë të afërt nga njëra-tjetra.

Pas

Uragani Milton arrin në Florida, më shumë se 2 mln shtëpi dhe biznese pa energji, mijëra të evakuuar

Para

Detajet nga operacioni, si u zbulua shtëpia e barit në Tiranë

Para
Detajet nga operacioni, si u zbulua shtëpia e barit në Tiranë

Detajet nga operacioni, si u zbulua shtëpia e barit në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.