Idriz Konjari, ish diplomat komentoi në emisionin “Me Xhaxhiun” në Faxnews vizitën e Gabriel Escobar në Tiranë.
Sipas Konjarit, vizita e të dërguarit të Posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor kishte tre synime kryesore, luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi dhe zgjedhjet e 14 majit.
I pyetur për takimin me Metën, pas deklaratave të forta të këtij të fundit në zgjedhjet e 2021, ai tha se diplomacia amerikane duket se nuk ka pasur asnjë inat me kreun e PL.
Konjari: Vizita e Escobar kishte tre synime kryesore. Ajo që lidhet me konfirmimin edhe njehere te politikës amerikane në Shqipëri që lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi dhe e treta është se ka dhënë mendimin e DASH për zgjedhjet që do zhvillohen në maj.
Po të shohësh edhe deklaratat e politikanëve shqiptar që e takuan Escobar u fol edhe për transparencë, për regullin, dhe zgjedhjet të jenë të standarteve sa më të mira. Që të mos jetë ato që ndodh gjithmonë pas cdo zgjedhje, jo u vodhën u blenë e të tjera. Ky ishtë misioni i zoti Escobar në Shqipëri. Edhe për të parapërgatitur ardhjen e ambasadorit të ri.
Takimi me Metën?
Diplomacia amerikane është goditur shpesh me gurë, nuk është ndonjë element. Meta ka qenë president ,sot është kryetar i një partie që ka zë të rëndësishëm në politikën shqiptare, është ajo që i dha mundësi Rithemelimit të behet pjese e opozitës në zgjedhjet e ardhshme. Nuk besoj të ketë pasur inat të politikës amerikane. Se para Escobar, ka qenë edhe ambasadorja amerikane.