10:06 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vizita e Kirill, Berisha: Kreu i Kishës ruse erdhi për t’i sjellë Ramës një mesazh, pas Putinit…

08:42 | 09/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vizita e Kirill, Berisha: Kreu i Kishës ruse erdhi për t’i sjellë Ramës një mesazh, pas Putinit…

Kreu i kishës ortodokse ruse, Kirill pak ditë më parë ishte në një vizitë në Shqipëri ku takoi krerët më të rëndësishëm të shtetit shqiptar, përfshirë kryeministrin Rama dhe presidentin Meta.

Në lidhje me këtë vizitë ish-kryeministri Berisha ka deklaruar në “360 Gradë” në Ora Neës se Kirill I përcolli një mesazh Edi ramës.

Ish-kryeministri thotë se Kirill është njeriu i dytë më i rëndësishëm në Rusi pas Vladimir Putinit.

Berisha: Edi Rama e dinte që ai e kishte vizitë politike dhe jo kishtare. Pas Putinit patriarku i Moskës është njeriu më i fuqishëm. Shenjtëria e tij Cirili është pothuajse afër Putinit nga forca. Mister ishte takimi në kryeministri. Rama mori në këtë takim ministrin e Diasporës (Zotin Majko) A thua se shenjtëria e tij ishte nga diaspora shqiptare. Kjo ishte pjesë e takimit.

Zheji: Ndoshta e ka marrë si ortodoks.

Berisha:  Për ortodoks duhej të shkonte në Kishë,por në qeveri, po të mos kishte mister dhe sekret pritej me Bushatin aty.

Zheji: Po çne Majko, se Majko nuk  është as i konspiracion.

Berisha: Nuk them se shkoi për të bekuar apo kunguar Edi Ramën por për ti përcjellë një mesazh.  Mesazhi mbetet për tu parë.

Zheji: Ka qenë qoke?

Berisha: Qoka i takonte tek presidenti si kryetar shteti.  Kryetari i Shtetit e priti me Baba Mondin e kryepeshkopin Janullatos dhe kryepeshkopin e Kishes Katolike. E priten dhe e panë të gjithë. Zotëria për të dalë në Paris me këta të tre, për tu kapardisur, kapardisej  por Edi Rama e dinte se ai e kishte vizitë politike dhe jo kishtare tek Edi Rama.

Zheji: Çfarë mesazhi mund t’i çonte Ramës Putini?

Berisha: Fuqia korruptive ruse ka kufi vetëm qiellin. Mos e harroni këtë. Se çfare e tek. Por faktikisht ai u prit jo si kryeministër i një vendi pluri-religjioz, por u prit sikur Kryeministria të ishte një kishëz ortodokse. Nuk ka rastësi në protokolle. Mediat nuk u ndalën tek kjo. Ai nuk shkoi për të bekuar Edi Ramën. Ai e di se Edi Rama është i pafe. Mund të jetë bërë mysliman tani. Ky e shndërroi zyrën sikur po e priste në Kishë.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: berishaKirillrama
Pas

Është apo jo Saimir Tahiri kurban i Edi Ramës? Kryeministri: Nuk do e bëja kurrë për një përkëdhelje nga…

Para

Arrestimi për herë të dytë i biznesmenit dhe gruas së tij, ja për çfarë akuzohen (Detajet)

Para
Arrestimi për herë të dytë i biznesmenit dhe gruas së tij, ja për çfarë akuzohen (Detajet)

Arrestimi për herë të dytë i biznesmenit dhe gruas së tij, ja për çfarë akuzohen (Detajet)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

Përballje vendimtare/ Polakët zgjedhin të dielën, Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

EMRI/ Arrestohet i dënuari me 11 vite burg për vrasje, kush është 43-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Shijak

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë? Moska pritet të nisë delegacion

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

Vijon maratona/ Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24-t konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.