Në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’ kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot qytetin e Beratit.
Si në çdo qytet tjetër edhe banorët e Beratit të mbështetur nga Dega e PD-së së këtij qyteti janë duke protestuar. Aktualisht banorët ndodhen në lagjen “Kombinat” , lagje kjo e cila ndodhet në pjesën hyrëse të qytetit, me pankarta dhe thirrje “Rama dorezohu”, ” Rama ik,” . Protesta është e udhëhequr nga drejtues të PD-së së qytetit të Beratit. Në video shihen gjithashtu dhe forca policie të angazhuar për të ruajtur qetësinë.
Ndërkohë që kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim rreth orës 14:30 në qendër të qytetit.