Presidenti Ilir Meta sot do të nisë vizitën e tij të parë zyrtare në Itali, si president i Republikës së Shqipërisë.
Mesditën e sotme Meta do të nisë një takim me homologun e tij Italian, Sergio Mattarella. Më vonë në orën 19:30, do të pritet në sallën e Kavalierëve në Parlamentin italian nga kryetarja e dhomës së deputetëve Laura Boldrini.
Vizita e Metës do të jetë dy ditore. Ditën e dytë ai do të takojë kreun e Dhomës së Senatit z. Pietro Grassi, më vonë edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar si dhe me gazetarë vendas.
Sipas syrës së shtypit të presidencës, në qendër të takimeve do të jenë marrëdhëniet dy palëshe mes Shqipërisë e Italisë, rrugëtimi europina i vendit tonë, lufta kundër krimit të organizuar si edhe kriza e emigrantëve e rreziku nga terrorizmi. (D.D/Shuplaka)