19:12 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vizita e Presidentit Meta në Egjipt, jehonë në mediat vendase

14:40 | 01/03/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vizita e Presidentit Meta në Egjipt, jehonë në mediat vendase

Vizita zyrtare e Presidentit të Republikës, Ilir Meta në Egjipt është ndjekur më vëmendje të veçantë nga mediat më të mëdha egjiptiane. Sidomos takimi me Presidentin e Egjiptit, Abdel-Fattah El-Sisi, është raportuar gjerësisht, teksa theksi është vënë te tema e bisedës mes dy krerëve të shteteve.

“Presidenti i Egjiptit, Abdel-Fattah El-Sisi diskutoi me homologun e tij shqiptar Ilir Meta gjatë takimit të zhvilluar të mërkurën në Kajro mënyrat se si mund të përmirësohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale Egjipt-Shqipëri, – shkruan portali “Ahram Online”, duke shtuar më tej: – Dy presidentët gjithashtu diskutuan edhe për çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët përfshi luftën ndaj terrorizmit dhe emigracionit”.

Ndërsa, “Egypt Today” në artikullin e publikuar për vizitën e Presidentit të Shqipërisë, e vë theksin te marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve.

“Shqipëria synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Egjiptin, duke rritur kështu shkëmbimet bilaterale mes dy vendeve, që vitin e kaluar kapën shifrën 22 milionë dollarë krahasuar me 4 milionë dollarë në vitet 2012 dhe 2013”, shkruan portali në fjalë, duke nënvizuar edhe marrëveshjet dypalëshe që pritet të firmosen e që kanë të bëjnë me fushat e transportit detar, bujqësisë dhe bashkëpunimit ekonomik.

Edhe media të tjera online i kanë kushtuar rëndësi vizitës së Presidentit Meta dhe bisedimeve me homologun e tij egjiptian. Për t’u veçuar edhe një artikull i publikuar nga “Sada Elbalad” që citon deklaratën e kreut të shtetit shqiptar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp dhe konkretisht vlerësimin që Meta shprehu për Abdel Fattah al-Sisi, duke e cilësuar si njeriun që arriti t’i rikthejë Egjiptit shkëlqimin e dikurshëm.

“Meta u shpreh se ka biseduar me Presidentin Al Sisi rreth bashkëpunimit dhe luftës kundër terrorizmit e ekstremizmit, duke vlerësuar rolin e Egjiptit në rajon e më gjerë, ndërsa theksoi se dy popujt kanë lidhje të hershme historike”, – shkruan “Sada Elbalad”.

Vetë Meta u shpreh: Shumë i lumtur të takoja në Kajro, Erik Adam, nipin e patriotit tonë të shquar Thimi Mitko, i cili më dhuroi Statutin e Bashkësisë Shqiptare në Egjipt të vitit 1929, zonjën Vera Zogu mbesën e mbretit Zog, si edhe shumë bashkëatdhetarë, përfaqësues të komunitetit shqiptar të vjetër e të ri në Egjipt. Krenar dhe mirënjohës për kontributin e tyre, jo vetëm për historinë e Egjiptit por edhe për çështjen shqiptare

Pas

IKMT prish bazamentin e shtatores së Skënderbeut, reagon kryebashkiaku i Lezhës

Para

VIDEO/ Samiti i Diasporës, përfaqësuesja e Kosovës kritika të forta: Buxheti i lartë, duhen më shumë burra si Majko!

Para
VIDEO/ Samiti i Diasporës, përfaqësuesja e Kosovës kritika të forta: Buxheti i lartë, duhen më shumë burra si Majko!

VIDEO/ Samiti i Diasporës, përfaqësuesja e Kosovës kritika të forta: Buxheti i lartë, duhen më shumë burra si Majko!

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

“Festë” në rrugët e Tiranës, tifozët shqiptarë e presin sfidën me këngë e valle! Si është atmosfera përpara Shqipëri-Serbi

Jep doreheqjen shefi i komisariatit te Himares Neritan Buzi

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

Milano/ Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

I “tradhtoi” GPS/ Zbulohet emri i shqiptarit të arrestuar një ditë më parë në Itali që furnizonte me drogë zonën e Puglias, korruptoi një karabinier

Trump: Shpresoj që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mos eskalojë në një konflikt bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.