05:43 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vizita e Ramës në Gjermani, reagon Berisha: U kthye me këpucë të kuqe

17:05 | 26/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vizita e Ramës në Gjermani, reagon Berisha: U kthye me këpucë të kuqe

Ish-kryeministri Bersiah në një reagim në ‘Facebook’ lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në Gjermani thotë se kancelarja gjermane nuk prtemtoi hapjen e negociatave.

Duke iu referuar shkrimit të gazetës gjermane ‘Tagesspiegel’ Berisha thotë se Rama doli si një gënjeshtar i paskrupullt kur u pyet se përse nuk iu hoq imuniteti Saimir Tahirit.

Berisha shkruan se ajo çfarë mund të themi nga vizita e Ramës në Berlin është se ai u kthye me kapucë të kuqe.

Postimi i plotë:

Timonierit i thyhet timoni!

Kthehet nga Berlini me atlete te kuqe!

Te dashur miq, Noriega u nis ne Berlin pasi, se bashku me horrat dhe prostitutat e tij politike, per te mbuluar deshtimet dhe rekordet e zeza si mosplotesimin e kritereve dhe standarteve te kerkuara per hapjen e negociatave, i shpalli ne stilin e eterve mizor lufte te ftohte grupit politik parlamentar me te fuqishem ne Bundestagut gjerman dhe Europe.

Shtypi gjerman njofton me transparence per takimet djeshme te piktorit deshtak. Sipas gazetes Tagesspiegel:

1- Kancelarja nuk premtoi hapjen e negociatave pasi nga parakushtet dhe kushtet per hapjen e tyre Shqiperia ka plotesuar disa gjera dhe nuk ka plotesuar kushte te tjera. Pra Shqiperia nuk ka plotesuar kushtet!

2- Deputetet e grupit CDU/CSU, ne nje akt te paprecedent kane bojkotuar darken e shtruar nga Edi Rama per shkak te fushates te luftes se ftohte, shpifjeve dhe trillimeve qe ai se bashku me horrat dhe prostitutat e tij politike kane ndermarre ndaj kryetarit te komisionit per Europen te Bundestagut, Krischbaum dhe deputeteve tjere te Bundestagut.
Ne takimin ne Bundestag, Rama doli nje genjeshtar i paskrupullt. I pyetur pse nuk hoqet imunitetin e Saimir Tahiri, ai u genjeu duke thene se Saimir Trafikut i eshte hequr çdo imunitet. Keshtu, ajo qe mund te thuhet per kete vizite eshte se
Timonierit ju thye keq timoni dhe nga Berilini u kthye me kepuce te kuqe!

Ketu me poshte keni artikullin e gazetes gjermane per kete vizite! sb

https://m.tagesspiegel.de/…/albanien-und-die-…/21214028.html

Gazeta e njohur gjermane zbardh detaje nga takimi në Berlin: Braktiset darka e Ramës dhe anulohet takimi në Tiranë

Që prej ditës së djeshme Edi Rama ndodhet në Gjermani në tentativë për tu mbushur mendjen se Shqipëria nën drejtimin e tij ka ecur para dhe meriton çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, pas rekomandimit të Komisionit të dhënë pak ditë më parë.
Por ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berlin duket se ka vendosur në një farë mënyre vendimin që pritet të marrë Gjermania.

Gazeta e njohur gjermane, Tagesspiegel ka zbardhur sot detaje nga ajo që ka ndodhur mbrëmë në Berlin, ku deputetët e CDU-së kanë vendosur të braktisin darkën e organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Berlin.
Pala gjermane, deputetët e CDU-së kanë vendosur të braktisin darkën e Edi Ramës, duke mos shkuar. Sipas asaj që shkruar Tagesspiegel, vendimi i braktisjes së darkës është marrë pas sulmeve të orkestruara në Tiranë kundër Gunther Krischbaum dhe deputetëve të tjerë gjermanë.

Por kjo është vetëm gjysma e dështimit të Ramës, pasi gjysma tjetër ka ndodhur gjatë ditës së sotme.
Gunther Krischbaum dhe kreu i Bundestagut, Ëolfgang Schäuble mësohet se kanë pasur një takim me Edi Ramën gjatë paradites, duke e marrë në pyetje kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Takimi mësohet se është zhvilluara para se Edi Rama të takonte kancelaren, Angela Merkel.
Pas takimit me kreun e Bundestagut dhe Krischbaumit mësohet se deputetët gjermanë kanë vendos të anulojnë edhe një vizitë në Tiranë të parashikuar për në fillim të majit.
Sipas Tagesspiegel, këto zhvillime të djeshme dhe të sotme janë një ogur i keq para vendimit që pritet të marrë Gjermania në lidhje me vendimin për ti hapur bisedimet me Shqipërinë.

 

 

Etiketa: edi ramaSali Berisha
Pas

E vranë për 96 mijë lekë të vjetra, rritet shpërblimi për informimin për autorët e krimit në Kamëz

Para

Emri i Artan Cukut ishte shkruar në çdo faqe të qelisë ku qëndroi Jambelli

Para
Emri i Artan Cukut ishte shkruar në çdo faqe të qelisë ku qëndroi Jambelli

Emri i Artan Cukut ishte shkruar në çdo faqe të qelisë ku qëndroi Jambelli

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.