05:27 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Vizita e Tahirit, grevistët e Zharrëzës: I’u lutëm për një çadër dhe tha ”jo, jo jo”, as një shishe ujë nuk na solli (VIDEO)

10:03 | 27/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vizita e Tahirit, grevistët e Zharrëzës: I’u lutëm për një çadër dhe tha ”jo, jo jo”, as një shishe ujë nuk na solli (VIDEO)

Mbrëmë gjatë orëve të vona të natës, banorët e Zharrëzës që janë ngujuar prej ditësh përpara godinës së Ministrisë së Industrisë dhe Energjitikës i ka vizituar Ministri Tahiri.

Ashtu si e njoftuam edhe më parë ai ka kërkuar që ky takim të bëhej pa praninë e kamerave. Në debatin e shkurtër që pati me një nga personat që po e filmonte Tahiri i tha atij që të mos i bënte gangsterin.

Ndërkohë sot vizita e ministrit është zbardhur nga protestuesit e Zharrëzës. Ata kanë patur një kërkesë për një çadër, madje kanë thënë që iu lutën dhe ai nuk ka pranuar.

Ndërkohë që çadra në kryeqytet ka sa të duash. Duke nisur nga ajo e opozitës që ka 10 ditë në Bulevard, dhe të tjera ngrihen çdo ditë për peticionin qytetar të Vettingut.

‘’Dihet natë dimri është shumë e vështirë, patëm edhe një vizitor nga qeveria, mirë bëri që erdhi. Ishte një impenjim pa zemër, pa një fije zemër. Iu lutëm për një çadër dhe na tha ‘’ju lutem nuk iu ndihmoj dot’’. Nuk e kuptoj që në një kohë që ka plot çadra që janë ngritur çdo ditë në Tiranë, promovohet edhe Vettingu’’, thotë Qaniu protestuesi i parë.

‘’Ministri erdhi si qytetar mbrëmë, të paktën ashtu e përfoli. Po nëse do vinte si qytetar do ta kishte marrë të paktën një shishe ujë në dorë, duke na thënë bravo. Ministri mbrëmë këtu erdhi për show, për të parë apo për të zbuluar diçka nuk e di.

I thamë për një çadër të paktën për natën. Siç i thamë edhe Nikos brenda dhe na tha ngrijeni. Po ministri tha jo, jo, jo. As ndërkombëtarët nuk janë shprehur për kauzën tonë, dhe as mediat nuk kanë bërë sa duhet për të zbardhur të vërtetën’’, është shprehur një tjetër protestues.

Grevistët e Zharrëzës do të vazhdojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë me shpresën se nga Tirana zëri i tyre do të dëgjohet më nga afër. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: tahiritakimiZharreza
Pas

E habitshme, Shqipëria e dyta në botë për numrin më të lartë të bar-kafeve, pas Spanjës

Para

“New York Times” për hapjen e dosjeve: Shqipëria i bëri llogaritë me të kaluarën, por duket se është tepër vonë

Para
“New York Times” për hapjen e dosjeve: Shqipëria i bëri llogaritë me të kaluarën, por duket se është tepër vonë

“New York Times” për hapjen e dosjeve: Shqipëria i bëri llogaritë me të kaluarën, por duket se është tepër vonë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.