16:00 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vizita e zyrtarëve gjerman në Shqipëri: “Dhuna e papranueshme… partitë të marrin pjesë në zgjedhje”

19:14 | 22/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vizita e zyrtarëve gjerman në Shqipëri: “Dhuna e papranueshme… partitë të marrin pjesë në zgjedhje”

Dy zyrtarët gjerman Dr.Christian Hellbach dhe  Thomas Ossowski  kanë reaguar pas vizitës të kryer në Tiranë me krerë të shtetit, kreun e PD-së Basha si dhe përfaqësues të shoqërisë civile .

Përmes një deklarate Dr.Christian Hellbach, i Ngarkuari për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme dhe Thomas Ossowski, i Ngarkuari për Politikat e BE-së pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme janë shprehur se i mbështesin protestat, por dhuna është e papranueshme.

Sipas zyrtarëve dorëzimi i mandateve nga opozita është i papranueshëm dhe se partitë duhet të tregojë përgjegjësi para zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore.

Dy zyrtarët gjerman deklarojnë se: “I kemi dëgjuar me vëmendje argumentat e të gjitha palëve. Debatet dhe përballjet politike janë të dëshiruara në cdo demokraci. E drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme. Është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur… të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete. Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor.”

Deklarata e Plotë:

“Ne ishim sot në Tiranë dhe kemi zhvilluar biseda me Presidentin e Republikës Meta, Kryeministrin Rama, Ministrin e Brendshëm Lleshaj, Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Cakaj si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Tema e bisedave ishte situata aktuale e politikës së brendshme pas dorëzimit të mandateve nga opozita. I kemi dëgjuar me vëmendje argumentat e të gjitha palëve. Debatet dhe përballjet politike janë të dëshiruara në cdo demokraci. Dhe: E drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme.

Është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në parlament, me angazhim dhe në mënyrë konstruktive, të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete. Shqipëria është, p.sh. në reformën e drejtësisë, në rrugë të mbarë. Kurse bojkoti i parlamentit dhe sidomos dorëzimi i mandateve është për ne i gabuar.

Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor. Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it,- të cilat u drejtohen si pushtetit ekzekutiv ashtu edhe atij legjislativ, kanë bërë të qartë, se në cilët sektorë duhet të përmirësohet ende sistemi zgjedhor shqiptar. Qeveria Federale është angazhuar prej muajsh tanimë, që reforma zgjedhore të shkojë përpara dhe ka financuar ndër të tjera punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim.

Shqipëria duhet të zhvillojë instrumenta efektivë për të parandaluar mashtrimet në zgjedhje dhe blerjen e votave si dhe për të ndjekur në mënyrë të vendosur çdo moment dyshimi. Duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve në forcën e votës së tyre! Por kjo arrihet vetëm me një parlament funksional. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive, të punojnë në mënyrë konstruktive për reformën zgjedhore. Akuzat, të cilat kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të kaluara, duhet të verifikohen dhe përpunohen nga drejtësia dhe parlamenti në përputhje me procedurën e parashikuar për këtë.”

Pas

Kongresi i PS-ës, maturantët urdhërohen të marrin pjesë. Berisha publikon mesazhin

Para

Flakët e zjarrit pushtojnë një kodër në Fushë-Krujë, rrezikohet një banesë (Video)

Para
Flakët e zjarrit pushtojnë një kodër në Fushë-Krujë, rrezikohet një banesë (Video)

Flakët e zjarrit pushtojnë një kodër në Fushë-Krujë, rrezikohet një banesë (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Viktima ishte në një makinë që shiste pula zogj”/ Artan Tafani në GJKKO: Ja si u ekzekutua Albi Bashaliu

Një kopje 700-vjeçare e Torës gjendet në Turqi

Një SMS zbuloi trafikantët, në 5 muaj 21 të arrestuar dhe 29 armë të sekuestruara në Tiranë

Albana Vokshi në PPE: Rezolutat e miratuara të zbatohen nga qeveritë dhe institucionet që drejtohen nga PPE-ja

Përfshihet nga flakët universiteti në Itali, evakuohen studentët

Seanca për vrasjen e Liridonës, Murseli: Po u vërtetuan akuzat, do kërkoj vetë burg

Vodhi një shumë parash dhe dy celularë në një banesë, procedohet 56-vjeçarja në Sarandë

Kryen ndërtime pa leje në Jalë dhe Dhërmi/ Pranga 3 punonjësve të kompanisë, të proceduar 4 punonjës të IMT

Rutte skeptik: Negociatat me Rusinë nuk garantojnë paqe, Putini duhet kontrolluar

LAJMI I FUNDIT/ KAS vendos hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore të Qarkut Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.