17:53 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vizita ‘mistike’ e Bashës në Uashington: Si të lexohet ”Breitbart”

16:09 | 28/03/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vizita ‘mistike’ e Bashës në Uashington: Si të lexohet ”Breitbart”

Nga Alfred Lela

Shefi i opozitës është nisur sot drejt Maltës ku do të marrë pjesë në Kongrein e Partive Popullore Europiane. I sapokthyer nga Uashingtoni, ai ka bërë një ‘pit stop’ në Sheshin e Lirisë dhe e ka zhvendosur axhendën, sërish, drejt ‘njohjes ndërkombëtare’ të protestës së opozitës.

Mund të jesh me apo kundër Bashës; t’i duash suksesin apo dështimin; por, nuk mund të mos pajtohesh me faktin se ai po ndërton vëlllimin e një politikani të vetëbërë.

A nuk qe kjo kritika e madhe për Bashën? Duhet të bësh betejat e tua; të dalësh në botë; të ikësh nga hija e Berishës; etj. etj. Vini re: Te qëndrimi i atyre që i kanë formuluar këto teza më parë, do të shihet edhe ndershëmria apo hipokriziaa e tyre. Nëse Basha po bën përpjekje për të koracuar mbulojën e vet politike, dhe ata që i shihnin si të metë të kundërtën, e qortojnë edhe për atë të cilën dikur ia inkurajonin, kemi një problem këtu. Nuk jeni dakord?

Të rrimë pak te vizita në Uashington e Bashës. Njëfarësoj mistike, apo jo. Basha iku dhe u zhduk për gati një javë: Asnjë fjalë, asnjë lajm, vecc hamendësime që vinin e shkonin, ishte pak a shumë teksti i asaj që po ndodhte duke mos ndodhur. Edhe kur u kthye, Basha i la në të thatë miqtë dhe armiqtë, duke mos u dhënë asnjë spikamë veç ‘parafabrikatit’ të një retorike të përgjithshme: Kemi lajme të mira; mbështetje të plotë; mbështetja do të arrijë; Amerika është me ne.

Edhe dashamirët i varën supet e shpresës. Vizita në Amerikë, thanë me vete, paska qenë një ekskursion. Për të mos thënë ‘një vrimë në ujë’, një parabolë që e përdor Kryeministri për rivalin e vet në të majtë të spektrit, Ben Blushin.

Basha paskësh qenë asket, me sa u pa sot në mëngjes kur, një raportim i Breitbart News ‘e tronditi’ hapësirën e përgjumur mediatike ku flihej, në të majtë mbi dafinat e dështimit të Bashës, dhe në të djathtë mbi gjembat.

Breitbart lajmëronte se shefi i opozitës shqiptare ishte takuar me një radhë kongresmenësh amerikanë, të gjithë kryetarë Komitetesh të rëndësishme në Kongres, duke marrë edhe superlativa nga njëri prej tyre, Dana Rohabacher i Kalifornisë.

Portali amerikan njoftonte gjithashtu pjesëmarrjen e Bashës në një darkë të Komitetit Kombëtar Republikan të Kongresit, ku i ftuar, dhe folësi kryesor, ishte Presidenti Donald Trump. Breitbart nuk raportonte një takim apo foto mes të dyve, por duhet të kemi parasysh një gjë: Për një media amerikane nuk është lajm takimi i Presidentit Trump me një lider të huaj, apo fotoja. Kush e lexon me vëmendje shkrimin, kupton se aty lëvrin meraku i një axhende të djathtë republikane. Vini re me ccfarë hapet shkrimi: Basha shef i një partie pro tregut të lirë. Qëmtoni vijim e pjesës më të madhe të shkrimit: Rreziku i axhendës sorosiane si ndikim i së majtës, dhe kërcënimi i terrorizmit si një shqetësim kulmor i së djathtës konservatore amerikane. Për ata që aludojnë për ‘një shkrim të paguar’, semantika e tij të ccon më shumë te përpjekja e Breitbart për të ndikuar administratën dhe Presidentin për axhendat e së djathtës, se sa promovimi i Bashës.

Basha ka qëlluar të jetë, jo misioni, por misionari i kësaj filozofie. Te kjo shiheni pikëtakimin Breitbart-Basha-e djathta konservatore amerikane-administrata Trump. Asgjë personale, asgjë për ‘sytë e shkruar’, asgjë për ‘the young fella coming from the other side’. Basha përfaqëson një parti pro treg dhe anti-komuniste. Kush e njeh sadopak Amerikën, e di sa fort jehojnë këto në veshët e një konservatori të atjeshëm. Nëse meraku i ha se pse Amerikën e qeveris një administratë e tillë, konservatore, ky është tjetër debat.

Sa i takon fotos: Nuk ka dalë ende, por mund të dalë…

 

Pas

Më në fund Elvana Gjata bashkohet me gjysmën e saj (FOTO)

Para

“Je injorant me pantallona treçerekshe”, Rama “i përvishet” komentuesit

Para
“Rama me bisht ndër shalë…zhvendoset nga kryeminstria pasi arriti marrëveshjen me Metën”

"Je injorant me pantallona treçerekshe", Rama "i përvishet" komentuesit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky: Na duhet një paqe e qëndrueshme, faleminderit Oslo për mbështetjen

Hungaria tërhiqet nga GJNP, Orban: Gjykata po ndërhyn politikisht

Moti i keq godet Francën, përmbytje të mëdha nga reshjet e dendura, raportohet për tri viktima

KQZ/Përfundon Numërimi i Votave të Diasporës në 11 Qarqe

GJKKO zbardh vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, ja me sa vite burg e dënoi

Pak të rinj në listë, veteranë në kuvend, si ndryshon grupi parlamentar i PD

I akuzuar për trafik droge në Spanjë, Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Budllën

Eduard Zaloshnja: Alimehmeti dhe Tabaku dominuan si në elektoratin e djathtë, ashtu edhe brenda anëtarësisë së PD-së

Atentatet ndaj Keir Starmer, autoritetet akuzojnë një tjetër person për zjarrvënie

Venezuela akuza Ekuadorit e Kolumbisë: Dërguan mafien shqiptare për të na sabotuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.