Kryeminstri Edi Rama gjatë vitës së tij në Elbasan në kuadër të Bashkia që duam ka vizituar dy fabrika, të prodhimit të konstruksioneve metalike dhe të prodhimit të lëndës së parë për bateritë e makinave.
Gjatë takimit dhe bisedës me sipërmarrësin shqiptar, i cili i dhuroi kryeministrit një simbol kinez, ‘Pallatin Perandorak të Pekinit’ nuk munguan batutat.
Ai ka pyetur gruan e sipërrmarrësit mes batutave nëse e kupton apo jo vjerrën kur ajo I flet shqip.
Biseda e zhvilluar:
Rama: Ku e ke mësuar kinezçen?
Sipërmarrësi: Kam jetuar 14 vite në Kinë
Rama: I martuar me kineze?
Sipërmarrësi: Po
Rama: Ke mësuar shqip?
Gruaja kineze e sipërmarrësit: Po, po, kam gjashtë vite këtu
Rama: E kupton vjehrrën?
Gruaja kineze e sipërmarrësit: Po
Rama vizitoi në Elbasan një investim me vlerë mbi 20 milionë dollarë, i ngritur mbi një tokë djerrë dhe të pashfrytëzuar prej vitesh, që tashmë është kthyer në një fabrikë të konstruksioneve metalike dhe prodhimit të baterisë së makinave.
Discussion about this post