Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka udhëtuar drejt Hungarisë ku do të ketë një takim me homologun e tij, kryeministrin hungarez, Viktor Orban .
Përsa i përket vizitës së tij dy ditore në Budapest, ka reaguar vetë kryeministri Rama i cili me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë me dije se kjo vizitë po bëhej me ftesë nga kryeministri hungarez dhe shtoi se tema kryesore e diskutimit do të ishte integrimi europian i Shqipërisë.
“Budapest – Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur?”– ka shkruar kryeministri.