17:18 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vizita në Kukës/ Protestuesit i bllokojnë rrugën, Rama shkon me helikopter. Përplasje me policinë (FOTO+VD)

13:56 | 05/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vizita në Kukës/ Protestuesit i bllokojnë rrugën, Rama shkon me helikopter. Përplasje me policinë (FOTO+VD)

Qindra banorë të Kukësit kanë bllokuar urën e Kukësit, ku pritet që të kalojë kryeministri Rama, i cili ka planifikuar një vizitë në qytetin verilindor të vendit.

Bllokimi i rrugës nga qytetarët ka sjellë dhe një përplasje me forcat e shumta të policisë që janë stacionuar në hyrjen e qytetit për të mos lejuar shënimin e ndonjë incidenti mes protestuesve dhe shefit të qeverisë.

Grumbullimi i një numri të lartë policësh ka irrituar dhe protestuesit, ndërsa korrespondenti i Fax News Ermal Hallaçi raporton se ka pasur përplasje mes kryedemokratit të Kukësit Arif Rexhmata dhe drejtorit të policisë Zef Laska.

“Ai halabak nuk e meriton të vijë në Kukës, shtyjeni kordonin të sqarohemi me të“, u janë drejtuar protestuesit efektivëve të policisë.

Gjithashtu protestuesit kanë ndërtuar një tra simbolik dhe mbajnë parulla “Aeroporti është dhuratë e Kukësit, jo e koncesionarit” duke nënkuptuar investimin e vitit 2000 të Emirateve të Bashkuara Arabe si dhuratë për qytetin e Kukësit pas pritjes së qindra mijëra refugjatëve kosovarë gjatë krizës së luftës së vitit 1999.

Por kryeminstri Rama ka përdorur rrugën ajrore për të mbërritur në Kukës, ndërsa menjëherë pas marrjes së lajmit protestuesit janë nisur në këmbë drejt aeroportit me thirrjet: Rama ik!

Në lidhje me këto zhvillime ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili në një postim në FB ka shpërndarë një video me shënimin: Mbi 1200 policë shoqërojnë Edvin urrejtjen në Kukës.

Udhëtimi i Ramës u lajmërua 3 ditë më parë nga kandidati i përfolur për Bashkinë e Kukësit në zgjedhjet e ardhshme vendore në Kukës, Safet Gjici (lexo këtu).

Ndërsa qeveria konfirmoi këtë vizitë, dje kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu në një deklaratë të tijën tha se: Kukësi i Nobelit për Paqe nuk mund ta presë kryeministrin që nuk e trajtoi asnjëherë këtë qytet si pjesë të programeve qeveritare, që po e varfëron çdo ditë e më shumë me taksën e Rrugës së Kombit dhe që është pro ndarjes së Kosovës (lexo këtu)

Faxweb.al

Etiketa: bllokojne uren e Kukesitperplasje me policineproteste kukesrama me helikoptervizita e rames
Pas

Zbulohen fotot/ Qeveria Rama mban sekret takimin e nivelit të lartë në Moskë

Para

Edi Rama ‘josh’ opozitën: Hajdeni të ulemi në tryezë!

Para
”Porta a porta” vendos përballë Ramën dhe Bashën, kryeministrit i vjen në ndihmë dhe Igli Tare

Edi Rama ‘josh’ opozitën: Hajdeni të ulemi në tryezë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dyshohet se spiunoi në emër të Iranit, arrestohet në Qipro personi i dyshuar! Ja si u pikas duke vëzhguar bazat ushtarake

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false / Arrestohen dy shtetas turq në Rinas

Aksident në aksin Fier–Levan, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllë tensioni të lartë(PAMJET)

Lushnje/ Zjarri djeg dhjetëra dynymë agrume dhe ullishte në Karbunarë

Erdogan takim me ministrin e Jashtëm iranian, ofron që Turqia të ndërmjetësojë bisedimet Teheran-SHBA

Izraeli pretendon të ketë vrarë koordinatorin ushtarak të Iranit me Hamasin

Tragjedi në Brazilit, të paktën 8 të vdekur pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

Frika nga ekzekutimi, Khamenei zgjedh 3 pasardhës të mundshëm në rast se ai vritet nga Izraeli

Irani bën bilancin e sulmeve izraelite: mbi 400 të vdekur dhe 3500 të plagosur nga goditjet ajrore

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.