Adelina Tahiri u bë kryefjala e mediave muajt e fundit, pasi shpalli fejesën me milionerin maqedonas Serjoza Markov. Para pak ditësh çifti ishte fotografuar në ambientet e një spitali gjinekologjik.
Ndaj në media u ngritën dyshime mbi një shtatzëni të mundshme të këngëtares.
Burime të afërta pranë çiftit, të pyetur nga Prive e kanë konfirmuar lajmin. Ata janë shprehur se Adelina është në muajt e parë të pritjes së ëmbël.
Edhe pse burimet janë burime, do të na duhet të presim atë që do të deklarojë vetë çifti. Tek e fundit me kalimin e muajve nuk do e fshehin dot.
(E.K/FAXWEB)