Vizitoi Ervin Salianjin në burg, Berisha tregon se çfarë diskutoi me demokratin: Ai po vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë.
Berisha: Erdha këtu dhe takova deputetin e Kuvendit të Shqipërisë që dergjet, vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit ju shërbeu qytetarëve të tij dhe se bëri detyrën e tij duke denoncuar në atë kohë klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri. Salianji siç dihet bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar ku faktoi se Agron Xhafa njeri me 3 emra drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë.
Agron Xhafa kishte 2 vëllezër një vëlla nga gjaku Fatmir Xhafën dhe Olsi Ramën vëlla nga morali,. Kjo është e vërteta dhe meqënë se Salianji goditi me një të rënë 2 klanet mafioze, klani Rama dhe klani Xhafa u vërsulën kundër tij me mjetet e mafies. Ai vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë.