Gjatë 2024-ës shifrat e vizitorëve në Muzeun e Traditës në Sarandë shënuan rritje.
Turistët e vegjël duket se janë më kureshtarët për të parë se çfarë fshihet brenda muzeut buzë detit, ndërsa të rriturit, janë informuar paraprakisht dhe duan të dinë më shumë për mënyrën e jetesës së të parëve në Sarandë.
Sipas përfaqësuesve të Muzeut të Traditës në Sarandë, vitin e fundit është rritur në 75% numri i vizitorëve që kanë vizituar këtë muze. Sipas tyre, turistët apo vizitorët vijnë të organizuar në grupe nga shtetet te ndryshme.
“Grup moshat jane nga më të vegjëlit e deri të moshës së trete. Interesi më i madh është nga fëmijët sepse shohin diçka të vjetër që nuk e kanë parë as në shtetin e tyre as në përditshmërinë e tyre. Grup mosha e vjetër është e interesuar për mënyrën e jetesës sesi ka evoluar, vegla pune apo bjektete shtëpiake të ndryshme që janë përdorur në krahina te ndryshme, kanë ngjallur interes, për të parë përdorimin e tyre”, shprehen përfaqësuesit e Muzeut, në një prononcim për “Abcnews”
Ndërkohë befasia e vitit të shkuar për Muzeun e Traditës ishin turistët indian, ndërsa muzeu deri në fund të shkurtit pret nxënësit e shkollave të ndryshme, për tu përgatitur më pas për sezonin turistik.
Muzeu i Traditës është pjesë e grupit muzeal të Sarandës, që shpalos vlerat, kulturën dhe historinë e bashkive jugore.atsh