Vjedh me thyerje 1 000 000 lekë në kasafortën e një kompleksi turistik tek Gjiri i Lalzit. Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton ngjarjen në kohë rekord. Arrestohet në flagrancë autori. Sekuestrohen të gjitha paratë e vjedhura.
Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Manëz në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor , në një kohë të shkurtër të një ngjarje të ndodhur në një Kompleks Turistik në Gjirin e Lalzit.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
• Denis Myrteza 23 vjeç, banues në Tiranë. Myrteza, dyshohet se më datë 04.09.2017, rreth orës 03:00, tek Gjiri i Lalzit, në një kompleks turisitk ka vjedhur me thyerje në një kasafortë një sasi prej 1.000.000 lekë të reja(prerje në lekë dhe euro).
Menjëherë janë kryer veprimet e para hetimore në drejtim të identifikimit dhe kapjen e autorit të dyshuar. Mesnatën e datës 05.09.2017 është arrestuar shtetasi I mësipërm, si autor I dyshuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në Tiranë I’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e vlerave monetare te vjedhura, 10 000 000 lekë. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)