“Le Iene” ka transmetuar një video ku shihet se një bandë ka tentuar t’i vjedhë makinën luksoze futbollistit të njohur në mbarë botën.
E gjitha kjo ka qenë një shaka e inskenuar nga emisioni televiziv.
Në bashkëpunim me vëllain e Mario Balotellit, Enok, aktorët arritën ta fusnin në kurth futbollistin.
Ata e bënë të mendonte se vëllai i tij ishte përfshirë në trafik diamantesh me një bandë.
Super Mario nisi tratativat me bandën, por gazetarët kishin përgatitur gjithashtu inskenimin e vjedhjes së makinës luksoze.
Pikërisht kjo bëri që futbollisti të dilte nga vetja dhe të sulmonte fizikisht një prej aktorëve.
Në fund, Balotelli u njoh me të gjithë skenarin, dhe gjithçka iu kthye normalitetit.
https://youtu.be/9y8AN2lRybI