Dy persona janë arrestuar në Tropojë pasi dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një dyqan.
Atyre iu janë sekuestruar 170.000 lekë, 80 seteka cigaresh të llojeve të ndryshme, dhe 1 kallëp tritoli.
DETAJET E POLICISË:
Më datë 08.02.2018, specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan shtetasit: -Din Sylaj, 22 vjeç, banues në fshatin Kolgecaj, Tropojë. -Bledar Gelaj, 23 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, Tropojë.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se gjatë natës në qytetin e Bajram Currit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetasti S.D., 47 vjeç, banues në Bajram-Curri, ku kanë vjedhur një sasi lekësh dhe seteka cigaresh të llojeve të ndryshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia prej 170.000 lekë dhe 80 steka cigaresh të llojeve të ndryshme.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Din Sylaj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1(një) kallëp tritoli. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Vjedhja kryer në bashkëpunim”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 134-25 dhe 278 të Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB)