04:25 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vjedhja e 100 mijë eurove, kush është ideatorja që përdori vëllanë që kishte ardhur me pushime nga Italia

08:38 | 19/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vjedhja e 100 mijë eurove, kush është ideatorja  që përdori vëllanë që kishte ardhur me pushime nga Italia

Për vjedhjen e kasafortës së hotelit te “Rruga e Dibrës” ditën e martë, ku u grabitën  ora e bizhuteri floriri me një vlerë prej afro 100 mijë eurosh kanë dalë detaje të reja. 

Sipas “Panorama” brenda 24 orësh nga momenti i ngjarjes, Policia e Tiranës arriti të arrestojë dy autorët dhe t’i kthejë hotelit sendet e vjedhura.  Autorët ishin futus si klientë në këtë hotel. 

Të dy autorët kishin marrë kasafortën duke e futur në një çantë dhe pasi e kishin zbrazur, duke marrë paratë, orët e bizhuteritë që kishte brenda, e kishin kthyer sërish në vendin ku ishte, për të mos rënë në sy.

Pastruesja  informoi për kasafortën

Nga të dhënat hetimore të Policisë rezulton se ideatore e vjedhjes në hotelin te Rruga e Dibrës është motra e njërit prej autorëve, Rajmonda Bruçi.

Sipas “Panorama” ajo ishte e punësuar aty prej disa muajsh si pastruese dhe ishte në dijeni të objekteve me vlerë e parave që ndodheshin në kasafortë. Vëllai i saj, Eduart Ngota, i cili jeton prej vitesh në Itali, ishte kthyer në Shqipëri më datë 14 gusht për të kaluar disa ditë pushime pranë familjes. Burimet thanë se nuk dihet ende nëse ideja për realizmin e vjedhjes është diskutuar pasi ka mbërritur në Shqipëri, apo që përpara se të kthehej.

Megjithatë, sipas hetimeve, duket se të gjitha lëvizjet e kryera nga dy autorët e arrestuar kanë qenë të planifikuara më parë me detaje, bashkë me Rajmonda Bruçin. Ajo dyshohet se i ka informuar për vendin ku ndodhej kasaforta, duke u treguar se çfarë kishte brenda saj, por edhe mënyrën se si mund ta nxirrnin nga hoteli pa rënë në sy.

Ndërsa vetë ka vendosur të mos përfshihej drejtpërdrejt në vjedhje. Sipas burimeve nga Policia, ditën kur dy autorët janë akomoduar në hotel, 36-vjeçarja Bruçi kishte vendosur ta bënte pushim. Por, nga ana tjetër, të njëjtën ditë ajo e ka shfrytëzuar për t’u larguar nga Shqipëria.

Nga verifikimet e kryera nga Policia Kufitare në sistemin TIMS, Rajmonda Bruçi rezulton të jetë larguar në drejtim të Italisë bashkë me familjen e saj, më datë 15 gusht. Në këtë mënyrë nuk ka pasur asnjë arsye që ajo të pengohej për të kaluar kufirin, pasi vjedhja në vendin e saj të punës ende nuk kishte ndodhur.

Sipas Policisë, duket se gjithçka ka qenë e planifikuar më përpara dhe pasi është denoncuar ngjarja në Komisariatin nr.4, ka qenë shumë vonë për të ndaluar 36- vjeçaren, e cila ndërkohë kishte arritur në destinacion. Megjithatë, burimet thanë se ajo është shpallur në kërkim dhe pritet që të nisin edhe procedurat për ndalimin e saj në Itali e më pas deportimin në vendin tonë./ Panorama

 

 

Etiketa: 100 mije euro\ideatorjavjedhja
Pas

Tronditëse, 40-vjeçari ndjehet keq dhe vdes në mes të dasmës në Korçë

Para

Fillimi i ri i Flamur Vezajt, gazetari poston foton e parë me familjen nga SHBA-ja

Para
Fillimi i ri i Flamur Vezajt, gazetari poston foton e parë me familjen nga SHBA-ja

Fillimi i ri i Flamur Vezajt, gazetari poston foton e parë me familjen nga SHBA-ja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.