Pas përfundimit të procesit të inventarizimit të plotë të të gjithë vlerave monetare që ndodhen në magazinat e Bankës së Shqipërisë, në vitin 2014 rezultoi se vlera e monetare e munguar është 713 milionë lekë, prej të cilave 143 milionë lekë para e nxjerrë nga qarkullimi për t’u asgjësuar.
Një skandal i madh u konsiderua ky para 3 vitesh në Bankën e Shqipërisë.
Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 5 vite burg për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, por kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata e cila e shpalli të pafajshëm.
Vendimi u dha nga Gjykata Administrative e shkallës së Parë.
Fullani kërkonte shfuqizim të vendimit që e “zhveshi” nga detyra e Guvernatorit. Ai kërkoi të dëmshpërblehet për pagat e mohuara, si dhe dëmshpërblim moral.
Ish inspektorja e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi u dënua ditën e sotme nga gjykata për akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës”.
Prokuroria kërkoi për Golemin 3 vite burg por gjykata e dënoi atë me dy vite brug, të cilat u konvertuan në 24 muaj detyrim paraqitje pranë shërbimit të provës. Kështu Golemi s’do të qëndrojë asnjë ditë në qeli dhe ajo do të lirohet.
Mësohet se pala mbrojtëse e Golemit nuk ngeli e kënaqur nga ky vendim i gjykatës dhe tha se çështjen do ta apelojë.
Ish-zyrtarja Golemi u vu nën akuzë pas skandalit të vjedhjes së bankës së Shqipërisë, skandal i zbuluar në vitin 2014 ku u akuzuan bashkë me Ardian Fullanin dhe me 3 ish-zyrtarë të tjerë në lidhje me skandalin e Thesarit, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve në vitin 2014. (M.D/ Shuplaka)