Gjykata e Vlorës ka dënuar 4 punonjësit e arrestuar dia muaj më parë për vjedhjet e armëve të ndodhura në bazën ushtarake të Pashalimanit.
Ardit Ramaj është dënuar me 16 muj burg, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
16 muaj burg ka dhënë Gjykata e Vlorës edhe për të arrestuarin tjetër, Lesko Ramosaco ndërsa 20 muaj për Ervis Memsulaj.
Për Edlir Nelajn është dhënë dënimi me 12 muaj për të cilin është konvertuar në 200 orë punë në interees publik.
Vendimi është marrë në Gjykatën e Shkallës së parë Vlorë me gjyqtare Viola Canaj.
4 ushtarakët akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’, ndërsa ata akuzohen të kenë ndihmuar në vjedhje.
Kujtojmë se gjatë natës së 10 nëntorit në bazë janë vjedhur dy arka me granata dhe 3 armë të llojit automatike ndërsa ushtari që presupozohej të ruante municonet, nuk ishte në vendin e punës.