Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në afërsi të Rinasit ka vënë në lëvizje strukturat e shtetit. Polica në një deklaratë të saj të para disa minutave shprehu angazhimin e plotë në zbardhjen e ngjarjeve dhe identifikimin e autorëve.
Nga ana tjetër Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka organizuar një takim rreth orës 16 e 30 me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gentian Sejko. Në takim do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të disa bankave të tjera që operojnë në vendin tonë.
Në takim padyshim që do të diskutohet mbi kushtet e sigurisë në transportimin e vlerave monetare dhe shtimin e bashkëpunimit mes institucioneve që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post