Prokuroria ka kërkuar 3 vite burg për inspektoren e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi. Ajo akuzohet për ‘’shpërdorim detyre’’ në rastin e vjedhjes së Thesarit të Shtetit.
Ish-Inspektorja e Përgjithshme e BSH-së, Elivar Golemi u arrestua mbrëmjen e 5 shtatorit të 2016-ës, pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës”. Pas qëndrimit në qeli për rreth 2 muaj, u vendos që Golemi të gjykohej e lirë.
Në fund të korrikut të vitit të 2014-ës u konstatua se nga thesari i shtetit mungonin 713 milionë lekë. (E.K/SHUPLAKA)