Pas publikimit të një video-skandali në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u trasmetun pamjet se si votat e LIRBRA-s janë vjedhur në Tiranë. Në lidhje me këtë analisti Fatos Lubonja, ka shpërthyer duke thënë se edhe me votën e tij mund të këtë ndodhur e njëjta gjë.
“Pasi shoh këto pamje ndjej keqardhje pasi mendoj ku ka përfunduar vota ime për Ben Blushin. Nëse do t’i kisha bërë një koment do ta shihja si ndjeshmëri për rrezikun që paraqesin këto parti që kanë kapur të gjitha pushtetet dhe nuk lënë asnjë forcë të re. PD është ngrënë. LSI është gati për tu ngrënë se kështu është kur vjedh votat e tjetrit. Kështu është kur kthehet në një sistem që të mos lejosh asnjë që të ngrihet”, tha Lubonja.
Ai bëri thirrje që kjo video duhet të dërgohet në prokurori, se “forcat e mëdha po hanë njëria-tjetrën”, tha ai.
“Jam edhe unë me zotin Selami, Kjo video duhet të dërgohet në Prokurori. Tregohet se me këtë, forcat e mëdha po hanë edhe njëria-tjetrën. Kështu është kur vjedh votnë e tjetrit e pëson edhe vetë”, u shpreh Lubonja. (S.SH/Shuplaka)