Në një ngjarje që tronditi kompaninë “ONE”, dy hajdutë të maskuar kanë arritur të depërtojnë brenda ambienteve të saj dhe të qëndrojnë për disa minuta në dy sallat e mbledhjeve, pa u vënë re. Pavarësisht se nuk e denoncuan incidentin për të mos dëmtuar reputacionin e kompanisë, hetimet kanë zbardhur një realitet të errët dhe një rrjetë të dyshuar korrupsioni dhe shkeljesh nga brenda.
Sipas burimeve dy individët kanë hyrë në katin e tretë të kompanisë më datën 25 dhjetor 2024, ku janë kapur nga kamerat e sigurisë, duke qëndruar në dy salla mbledhjeje për disa minuta, përpara se të largoheshin pa lënë gjurmë.
Megjithatë, investigimi i ngjarjes është bërë më i vështirë për shkak të pamundësisë për të aksesuar pamjet nga kamerat e sigurisë, pasi shumë prej tyre ishin jashtë funksionit. Për më tepër, burimet sugjerojnë se kjo mund të ketë pasur lidhje me një rreth të gjerë të brendshëm të mundshëm, duke përfshirë disa punonjës të sigurisë dhe drejtues të lartë të kompanisë.
Pas hetimeve të mëtejshme, Policia e Tiranës ka bërë të ditur se janë proceduar penalisht shtatë punonjës të sigurisë dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të kompanisë, të cilët dyshohet të kenë pasur dijeni ose të kenë ndihmuar në realizimin e këtij veprimi kriminal. Ata janë:
-
Erald Sina, Drejtor Departamenti dhe Pasurie
-
Gentian Koçi, Përgjegjës Sigurie
-
Alfred Zylalaj, Përgjegjës Sigurie i Nazerit
-
Ismet Tartari
-
Koço Veneci
-
Zafer Dinushi