Qyteti i Beratit duket se është ”pushtuar” nga vjedhja. Pesë persona ranë në prangat e policisë së Beratit të shtunën me akuzën e vjedhjes. Policia bëri arrestimin e dy rojeve private të një kompanie private.
Ardit Pajo 23 vjeç, banues në Urë Vajgurore dhe Blerim Rapi 36 vjeç, banues në Berat u kapën në flagrancë duke vjedhur naftën e makinerive të cilat i kishin në ruajtje.
Gjithashtu po më datë 14.01.2017, forcat e policië arrestuan në flagrancë 3 shtetas të tjerë, konkretisht:
-M.R 18 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje,
-F.P, 16 vjeç
-N.M 18 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga forcat e policisë duke vjedhur sende dhe materiale ndërtimi në një ndërmarjen private. Sendet e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të pesë të arrestuarve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”.