4 persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, për vepra të ndryshme penale si vjedhje ose drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur.
Blutë kanë intensifikuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Njoftim:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin S. N., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme
“Shqiponja”, në automjetin që ai drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua një përforcues grushti.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë dhe të Seksionit të Policisë Rrugore në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. M., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
A. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur;
A. K., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.