Jo rrallë ndodh që nusja dhe vjehrra të mos kenë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, mirëpo rasti i një vjehrre dhe nuse nga Kavaja ka degjeneruar deri në dhunë.
Sipas policisë, një vjehrrë nga Kavaja ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së saj vetëm 23-vjeçare.
Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e konfliktit mes dy grave, mirëpo policia ka lëshuar një urdhër mbrojtjeje për vajzën e re.
“Më datë 05.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen E.G, vjeç 23, pasi dyshohet se vjehrra SH.G, vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post