Partizani ka zyrtarizuar me klubin e Kievos për qëndrimin e Ekuban te Partizani. Sulmuesi do të qëndrojë te skuadra kryeqytetase deri në fund të verës së vitit 2018.
Ndërkohë vetë Ekuban do të deklaronte dje:
Mendoj vetëm për Partizanin.Goli më emocionues që kam shënuar ai që na dhuroj fitoren ndaj Skënderbeut.
Nuk e nisëm mire kampionatin por në vazhdimësi arritëm të rikuperonim pikë dhe tashmë jemi pranë kreut plotësisht në luftën për titull. Shpresojmë që tashmë me rifillimin e kampionatit ne do të bëjmë më të mirën. Sigurisht që do të më pëlqente të luaja në një kategori më lart se Serie B italiane, por për momentin jam i përqëndruar vetëm te Partizani dhe do të jap më të mirën time. Kontrata ime për momentin është deri në qershor dhe deri atëherë do të jem pjesë e Partizanit.. Sigurisht që qëllimi im është të jap më të mirën për veten dhe skuadrën. Dua të fitojmë titullin dhe pjesmarrjen në Kupat e Europës , më pas do të jenë palët ata që do të mendojnë për të ardhmen time, pasi kontrata më përfundon në qershor. Tashmë duhet të japim të gjithë më të mirën për skuadrën e kuqe. (E.K/SHUPLAKA)