02:54 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vjen goditja e parë amerikane, pezullohen mbi 200 milionë euro projekte në Kosovë

17:37 | 09/03/2020
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vjen goditja e parë amerikane, pezullohen mbi 200 milionë euro projekte në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë goditjen e parë për kryeministrin Albin Kurtin, duke bllokuar fondet e planifikuar që të investoheshin në Kosovë përmes MCC. Burime të Gazetës Express thonë se Sean Cairncross, drejtor i MCC, i caktuar nga Donald Trump, ka biseduar sot në telefon me Kurtin dhe i ka thënë atij se do të bllokohen 50 milionë eurot e MCC’së, ashtu sikurse do të bllokohet edhe projekti i gazit – ku ishte paraparë që të investohen rreth 150 milionë euro të tjera. Goditja amerikane erdhi pasi që Qeveria e Kosovës po refuzon ta heqë tarifën ndaj mallrave serbe

Ajo që ishte raportuar nga Gazeta Express ditë më parë dhe e konfirmuar edhe nga një intervistë e para disa ditësh e kreut të LDK’së, Isa Mustafës, ndodhi sot: amerikanët bllokuan 50 milionë eurot e MCC’së.

Kjo është goditja më e rëndë që vjen nga Shtetet e Bashkuara për Kosovën pas këmbëngulësisë së kryeministrit Albin Kurtit për të mos e hequr tarifën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Sean Cairncross, drejtor i MCC, i caktuar nga Donald Trump, ka biseduar sot në telefon me kryeministrin Kurti dhe ia ka shpalosur vendimin e marrë nga amerikanët.

“Kosova nuk mund të llogaritë më në 50 milionë eurot e MCC, ashtu sikurse as në 150 milionë eurot tjera të gazit që planifikoheshin të investoheshin në Kosovë”, ka treguar burimi.

Biseda mes Sean Cairncross dhe Albin Kurtit ishte caktuar të zhvillohen më 6 mars, por Kryeministri i vendit i kishte bishtnuar kësaj telefonate.

Të njëjtën ditë, Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa kishte thënë se Ambasadori Richard Grenell i kanë thënë se do të ndalen fondet e MCC – nëse nuk hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. E kjo, tashmë, fatkeqësisht, ka ndodhur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po insistojnë fuqishëm në heqjen e tarifës dhe shkuarjen në dialog, nga i cili ata besojnë se mund të gjendet një zgjidhje e shpejt për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë. Por, kjo duket se nuk po i pëlqen Albin Kurtit. Kryeministri kosovar ka shfaqur dëshirën e tij për heqjen e ngadaltë të tarifës dhe vendosjen e reciprocitetit, por të njëjtin vendim nuk e ka dërguar ende në Qeveri; rrjedhimisht tarifa mbetet në fuqi. Në anën tjetër, partneri i Kurtit në Qeveri, LDK, kërkon heqjen e menjëhershme të tarifës.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti kishte deklaruar para disa ditësh në Televizionin T7 se tarifa duhet të hiqet dhe se LDK nuk do të rrijë në një Qeveri e cila mund të izolohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas gjitha gjasave, njëjtë si Kryeministri Haradinaj, edhe Kryeministri Kurti, shpreson se mbajtja e tarifës mund ta shtyjë dialogun me Serbinë, ku Kosova do të duhej të pranonte një zgjidhje të pafavorshme për të.

Pas

Koronavirusi/ “Paratë e dhëna nga qeveria qesharake”, Tritan Shehu: Gabim të mendohet se ky është rasti zero, nuk ka rdhur prej tij

Para

Gjermania konfirmon vdekjet e para, ndërrojnë jetë 2 persona nga koronavirusi

Para
U ndje keq para ndeshjes, futbollisti në Itali infektohet me Coronavirus

Gjermania konfirmon vdekjet e para, ndërrojnë jetë 2 persona nga koronavirusi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.