Kryetarja e LSI-së e ka nisur me një urim mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së gjatë ditës së sotme. Në këtë mbledhje do të diskutohet në lidhje me qëndrimin që do të mbajë LSI gjatë protestës ditën e nesërme.
Urimi ishte për deputetin Vangjel Tavo, i cili kishte sot ditëlindjen. Në nisje të fjalës së saj, Kryemadhi e ka vendosur theksin te situate e krimit në vend.
“Më lejon i që në emrin tuaj të uroj një ditëlindje, dhe 100 Vangjel Tavo. Më vjen keq që kjo ditëlindje vjen në një moment të vështirë për vendin. Ky njeri që ka futur mazhorancën të luajë në lojën e tij dhe që ka probleme me veten, po kërkon që të fus edhe parlamentin në shbërbium të krimit.
E ka kthyer Shqipërinë në qendër të krimit të organizuar. Reforma në Drejtësi, për të cilën ne kemi qenë promotorë, po në situatën në të cilën ndodhemi mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama po e zvarrit këtë reformë”, u shpreh mes të tjerash kryetarja e LSI-së.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post